Wednesday, March 20, 2013

Studimet kanë treguar se mënyra më e mirë e heqjes së shtresave të dhjamit rreth barkut është me anë të kombinimit të një të ushqyeri të ekuilibruar dhe ushtrimeve specifike.

Varësisht nga sasia e dhjamit në bark dhe bel, varet se a mund t’ju ndihmojë dieta e shpejtë. Dieta më e mirë e shpejtë për heqjen e dhjamit nga barku nuk mund të paramendohet pa ushtrime trupore. 
Çdo ditë duhet të bëni ushtrime të barkut dhe ushtrime për dobësim të përgjithshëm. Shumë meshkuj kanë dhjame vetëm në bark, por pa bërë ushtrime për tërë trupin nuk do të arrijne deri te heqja e dhjamit të barkut.

Shembull i menysë së kësaj diete

Mengjesi: një filxhan “muesli” me qumësht.

Zemra: arra, lajthi deri në 50 g.

Dreka: Për drekë mund të hani mish sa të doni edhe atë mish peshku, mish pule pa asht, mish viçi, qengji, kurse mishin e derrit është më mirë ta evitoni. Po ashtu, duhet të evitoni edhe produktet e mishit të përpunuar. Lejohet një copë buke integrale, apo të thekur. Mishin mund ta përgatisni si të doni, por evitoni fërgimin e përditshëm.

Zemra: një mollë, një dardhë, një pjeshkë, një grusht dredhëza, mjedra. Bananet evitojini.

Darka: supë me perime, pa brumë, sardele apo ton, një copë buke integrale, një gotë jogurt.

Për shkak të ushtrimeve trupore dhe ushqimeve të njëllojshme, duhet të merrni edhe tableta të vitaminave dhe mineraleve.

Këshilla shtesë

- Kurrë mos darkoni të paktën tri orë para se të bini në gjumë.

- Mos hani ëmbëlsira dhe ushqime grimcuese.
- Mos pini birra dhe pije të gazuara me sheqer.
- Mos hani bukë të bardhë.

Heqja e dhjamit nga barku mund të mos shkojë aq shpejt, sa do të donit ju, por nëse ushtroni me rregull dhe i përmbaheni kësaj diete, atëherë rezultatet nuk do të mungojnë.